SHKODËR

Punonjësit e Bashkisë së Shkodrës po tentojnë të hyjnë me forcë  në ambientet e shkollës ‘Shejnaze Juka’. Gazetari i “BalkanWeb”  Senad Nikshiqi raporton se në këto momente janë thyer xhamat e shkollës dhe po tentohet t’i vihet flaka.

Kjo përplasje vjen pas mosrespektimit  të thirrjes së bashkisë Shkodër për të liruar ambientet e KZAZ.

Punonjësit e bashkisë e militantë të PD janë përplasur me policinë dhe po tentojnë të marrin me forcë materialet zgjedhore. Në ambientet e kësaj shkolle ndodhen materialet zgjedhore të dorëzuara nga Komisionin Qendror i Zgjedhjeve për bashkinë e Shkodrës.

Në mesin e protestuesve është edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike për qarkun e Shkodrës, Bardh Spahia.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb