SPANJË

Skuadra e Real Madrid po prezantohet me dy fytyra në futbollin e luajtur. Në kampionatin spanjoll, skuadra e “Los Blancos” nuk ka një ecuri pozitive, ndërsa në Ligën e Kampionëve duket se historia është në favorin e tyre.

Pavarësisht kësaj, tek skuadra janë shënuar momente tensioni mes lojtarëve, të cilët në seancën stërvitore janë përplasur edhe fizikisht.

Në sfidën e radhës me Valencian, të besuarit e Solarit u shfaqën të etur, por gjatë ushtrimeve ishin Vinicius Jr dhe Luka Modriç, të cilët kanë patur një përplasje, e cila përfundoi shumë shpejt.

Menjëherë  mediat kanë shkruar se situata dhe harmonia mes tyre nuk është aspak e mirë, por e vërteta e përplasjes mes lojtarëve pritet të dalë shpejt në dritë.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: