TIRANE- Momente tensioni brenda Gjykatës së Tiranës, atje ku do të jepet masa e sigurisë për 23 protestuesit e arrestuar, si përgjegjës për dhunën në protestën e organizuar të shtunën në ‘Rrugën e Kombit’ kundër taksës.


“BalkanWeb” ka mësuar se dera e gjykatës është thyer, ndërsa nuk munguan as tonet e larta. Gazetarja Dorjana Bezat ka siguruar videon ku shihen momentet e tensionit mes deputetëve të PDdhe LSI dhe punonjësve të policisë. ‘Mos më prek me dorë’, dëgjohet zëri i një deputeteje të PD, pasi ata nuk lejohen të futen brenda sallës.

‘Hiqe dorën’ i drejtohen deputetët punonjësve të policisë. Në pamjet e siguruara nga ‘BW’ shihet se deputetët i kundërvihen policisë, ndërsa i përsërisin se po shkelin ligjin. Ndërkohë, pasi u shtynë para derës, njëri nga deputetët e PD ngeli i lënduar. Bëhet fjalë për kreun e grupit parlamentar të PD-së Edmond Spaho.


(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: