TIRANË- Një 35-vjeçar nga Lezha ka tentuar për të dytën herë t’i japë fund jetës. Herën e parë Saimir Zalli hipi mbi një vinç duke kërcënuar se do hidhej, ndërsa sot ai tentoi të digjej para parlamentit por u ndalua në kohë nga policia.

tentoi te digjet 1

News24 e BalkanWeb kanë siguruar pamjet nga momenti, kur policia ndërhyn për t’i shpëtuar jetën 35-vjeçarit. Ai duket i shpërfytyruar, ndërsa një pjesë e rrobave, (Xhupi) i është djegur dhe në fytyrë gjithashtu ka shenja. Një grup efektivësh, përfshi edhe police e tërheqin nga krahu Saimir Zallin, i cili bën rezistencë por më pas, policët e fusin në furgon.

Mësohet se 35-vjeçari ka dëshmuar më herët se shkaku që e ka shtyrë të marrë këtë veprim është fakti se ish-gruaja nuk e lë që të takojë fëmijët. 35-vjeçari është ndarë nga gruaja në vitin 2015 dhe ajo e ka akuzuar, 35-vjeçarin për dhunë ndaj saj dhe fëmijëve.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: