Policia ka arrestuar 5 persona, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi u kapën me një sasi droge si dhe me një sasi eurosh.



Në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Kurila” u sekuestruan 37,5 kg kanabis, 18.550 Euro, veshje me mbishkrimin “Policia”, si dhe tre automjete. Burime zyrtare nga policia thanë se pas një hetimi një mujor si edhe falë veprimeve të mirëorganizuara, u godit një rast i tentativës së trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike, duke finalizuar me arrestimin në flagrancë të shtetasve:
• M.Z, 28 vjeç, banues në Korçë.
• A.K, 30 vjeç, banues në Korçë.
• K.N, 28 vjeç, banues në fshatin Drenovë, Korçë.
• B.D, 36 vjeç, banues në Korçë.
• D.P, 26 vjeç, banues në Elbasan.


Si edhe u shpallën në kërkim shtetasit:
• R.T, 23 vjeç, banues në fshatin Plasë, Maliq (i dënuar më parë për “Vjedhje”).
• M.Z, 31 vjeç, banues në fshatin Moravë, Korçë, i dënuar më parë për “Prodhim dhe armëmbajtje pa leje”).


Të rinjtë në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar të trafikojnë 37.5 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis, duke u veshur me veshje të cilat mbanin mbishkrimin “Policia”, për ta pasur më të lehtë kalimin e sasisë së drogës nëpërmjet kufirit të gjelbër, në fshatin Kurilë, Devoll.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar sasia prej 37,5 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis,

tre automjete të përdorura nga autorët e dyshuar në pronësi të shtetasve D.P; M.Z., dhe B.D; një sasi lekësh, 18.550 Euro, veshje me mbishkrimin “Policia” dhe aparate celularë. Po vijon puna për kapjen e shtetasve R.T, dhe M.Z, për dokumentimin e plotë të ngjarjes, si edhe vendosjen përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë, të dyshuar si bashkëpunëtorë në këtë aktivitet kriminal. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim”, e ngelur në tentativë dhe “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: