Sezoni me më shumë ulje sesa ngritje i Gonzalo Higuainit duket se nuk ka ndërmend të mbarojë. Pak ditë përpara finales së Europa League, që do të zhvillohet në Baku të Azerbajxhanit, sulmuesi argjentinas është mbërthyer nga një video ndërsa shfrynte të gjithë zemëratën e tij ndaj trajnerit Sarri dhe shokëve të ekpit.

Një vit me nerva të tendosura mes Milanos dhe Londrës në pritje për të mësuar atë që do t’i rezervojë e ardhmja. Higuan fillimisht është zënë me Zapakostën dhe më pas ka ngritur zërin ndaj dy pjesëtarëve të stafit teknik, duke përfunduar të debatojë me përgatitësin e portietëve, Kabajeron.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: