Jasir Asanit, yllit kuqezi, shkëlqen në Champions League e Azisë me një “tripletë” golash. “Sallaksit” shqiptar i mjaftuan vetëm dy minuta lojë për të bërë atë që di më mirë, të shënojë një gol “alla-Asani”.

Në Champions League e Azisë, në takimin kundër Yokohama Marinos, skuadër japoneze, Asani realizoi golin e parë të ndeshjes. Me një veprim tipik të tij, pasi mori topin në të djathtë, Aasani depërtoi drejt qendrës dhe me të majtën mposhti portierin duke dërguar topin në rrjetë.

Asani nuk i mjaftua me kaq pasi në pjesën e dytë, në minutën e 55-të realizoi edhe golin e dytë personal dhe të tretin për ekipin e tij, një tjetër super gol. Asani ishte i papërmbajtshëm në këtë takim, pasi dhuroi një assist te goli i katërt, ndërsa në shtesë realizoi golin e tij të tretë personal dhe të shtatin për ekipin Gwangju. Kujtojmë që me këtë “tripletë”, Asani shkon në kuotën e gjashtë finalizimeve këtë sezon duke konfirmuar momentin e mirë që po kalon.

(VIDEO)

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb