Pas Shqipërisë, tërmeti me magnitudë 5.8 ka goditur mesditën e sotme Stambollin, duke shkaktuar panik të madh te qytetarët, por edhe dëme të shumta. Lëkundjet e fuqishme kanë rrëzuar edhe minaren e një xhamie në Avcilar të Stambollit.



Mediet turke kanë publikuar foto dhe video nga xhamia, e cila siç shihet, ka humbur një pjesë të strukturës së saj, për shkak të tërmetit të fuqishëm, ndërsa njerëzit kanë ndaluar të tmerruar në rrugë.


Tërmeti me magnitutë 5.8 e kishte epiqendrën në detin Marmara, me thellësi 2 km dhe 66 km në perëndim të Stambollit. Autoritetet nuk kanë raportuar ende për persona të lënduar rëndë, ndërkohë që dëme materiale ka pasur në disa zona të vendit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb