KORÇË

Lëkundjet e forta të tërmetit që u ndjenë rreth orës 16:21 në Korçë nuk kanë qenë të vetme.

Lëkundje të tjera janë ndjerë sërish më pas dhe banorët të frikësuar kanë dalë nga shtëpitë e tyre duke mbushur sheshet poshtë pallateve dhe rrugët. Tërmeti i dytë ka qenë 7 minuta pas të parit dhe me magnitudë 3.4.

Gazetarja Lorena Kodra tha se njerëzit janë tmerruar pasi lëkundjet kanë qenë shumë të forta. Rajoni i Korçës ka qenë më i prekur nga tërmeti muajt e fundit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb