Ish-ambasadori Agim Nesho dhe publicisti Florian Arapi u përfshinë në një tjetër debat në emisionin “Open” në News24 lidhur me atë që po trajtohej si një përplasje në Komunitetin Mysliman Shqiptar.

Nisur nga akuzat e Arapit ndaj disa prej drejtuesve të KMSH që i quajti si gylenistë dhe terroristë, Nesho tha se “çfarë duhet të bëjmë ne, ti dorëzojmë ata? Nuk mund të ngresh akuza të tilla”, tha Nesho.

Arapi tha se këta gylenistët duhet të shpallen organizatë terroriste nga autoritetet shqiptare.

‘Pse duhet një organizatë terroriste të pushtojë KMSH”, tha Arapi. Ai u shpreh se shqiptarët duhet të kenë KMSH, s’mund ta kenë këta terroristët e gulenit që vranë 250 njerëz në atë grushtin e shtetit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb