Federata Shqiptare e Futbollit, ka postuar ditën e sotme një video në rrjetet sociale, ku tregon stadiumin “Arenën Kombëtare”, në çastet kur po kryente testime me ndriçimin.

Në të duken prozhektorët që ndizen e fiken, duke provuar të gjitha këndet e ndriçimit. Në një prononcim foli edhe Sekretari i Përgjithshëm i FSHF, që deklaroi:

“Stadiumi i ri Kombëtar në Tiranë, është investimi më i madh i FSHF, që na bën të ndihemi krenar dhe për nivelin që kemi arritur këtu. Tani, kemi arritur në fazën finale të punimeve, për të arritur në ndeshjen inauguruese ndaj Francës në datën 17 nëntor. Vendosja e stolave ka përfunduar. Tapeti i fushës është instaluar javën që shkoi. Po punohet me intensitet maksimal në tribunën qëndrore, dhe gjëja më e rëndësishme është sistemi i ndriçimit që po testojmë. Nga parametrat, është nga më të mirat europiane, si ato të Liverpulit, Mançesterit, Shalkes e Juventusit etj. E veçanta e këtij sistemi, është se përveç ndeshjeve të futbollit, mund të përdoret edhe koncerte, evente dhe spektakle”.

Arena Kombetare on Vidnews.

/Panoramasport/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb