Seriali i animuar “The Simpsons”, është i lidhur ngushtësisht me teoritë konspirative pasi pretendohet se në seritë e saj, janë parashikuar shumë ngjarje që kanë ndodhur në botë, ku renditet, zgjedhja si president e Trump dhe vdekja e Kobe Bryant.

Në mediat sociale është shpërndarë, një episod i vitit 1998 i serialit “Simpson Tide” që shfaq Rusinë duke dërguar militaristë sovjetikë pas një incidenti ndërkombëtar shkaktuar nga Homer Simpson.

Homeri qëllon aksidentalisht një kapiten në ujërat ruse gjatë një stërvitjeje ushtarake, duke bërë që një Bashkimi Sovjetik i saporingjallur të vendosë trupa dhe tanke në rrugë.

Ky fragment është vendosur në dukje nga prezantuesi Al Jean, i cili shkruan në “Tëitter”.

https://twitter.com/i/status/1496867561924927496

“Shumë e trishtueshme të thuash se kjo nuk ishte e vështirë të parashikohej”.

Jean shpjegoi më tej këto mendime në një intervistë me The Hollywood Reporter.
“E urrej ta them, por kam lindur në vitin 1961, kështu që 30 vjet të jetës sime i kam jetuar me fantazmën e Bashkimit Sovjetik. Kështu që, për mua, fatkeqësisht kjo është më shumë normë sesa parashikim. Ne thjesht menduam se gjërat do të shkonin keq.”, tha ai.

“Në vitin 1998, kur u transmetua ky klip, ishte ndoshta zeniti i marrëdhënieve SHBA-Rusi. Por, që kur Putin u shfaq, pothuajse të gjithë e kishin të qartë se ai është një politikan i keq. Ekziston një lloj parashikimi, ku ne i referohemi diçkaje që ka ndodhur, ndodhu përsëri dhe shpresojmë që nuk do të ndodhë.”, vazhdoi me tej prezantuesi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: