TIRANE- Sot për orë të tëra gjitha Shqipëria ktheu sytë nga Kukësi, e veçanërisht në rrugën e Kombit, ku u protestua dhunshëm e pati konfrontime mes policisë e qytetarëve nga Veriu i Shqipërisë dhe Kosova, për shkak të taksës së kalimit.

E ndërsa protestuesit i vunë zjarrin sporteleve ku mblidhej taksa “famëkeqe”, për të është folur gjatë gjithë javës që lamë pas. Reagime të shumta ka pasur nga politika e qytetarët, madje debatet më të forta për vendosjen e saj janë zhvilluar në Kuvend.

Rubrika humoristike e emisionit “Kjo Javë” në News 24 ka fokusuar seancën e së enjtes, ku shumica e fjalimeve dhe batutave të shkëmbyera mes politikanëve, e kishin zanafillën tek kjo taksë, siç raporton “BalkanWeb”.

Për të gjithë ju që nuk keni pasur mundësi ta dëgjoni, “forcës” së taksës nuk i ka bërë ballë as kryeministri i vendit Edi Rama. Teksa replikonte me kryedemokratin Lulzim Basha ka recituar një poezi, siç e quajti ai, e cila është përdorur edhe sot me ironi në fjalimet e opozitarëve. Rama flet për ngritje e ulje, ndërsa pretendon që poezinë e di edhe ish-kryeministri.

Nuk mund dot ju të bllokoni asgjë dhe të pengoni asgjë. Dhe për më tepër pastaj kur fillojnë ato kërcënimet: jo po shiko këtu se do ngrihen këta, do ngrihen ata. Kjo e ngritjes është thirri-thirri të të ngrihet ai i shkreti kokulur s’të përgjigjet dot. Se po, është poezi e di doktori këtu, pyeteni doktorin se e di mirë këtë punë”, u shpreh Rama të enjten.

A do ta thotë ai pjesën tjetër të poezisë? Na duhet të presim deri në seancën tjetër të Parlamentit…
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: