GJIROKASTËR
Përkrahës të familjes Kacifa dhe qindra qytetarë grekë kanë mbërritur në Bularat për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të Konstandinos Kacifas, i vrarë pas sulmit mbi policinë më 28 tetor.
Gazetaret tona Dorjana Bezat dhe Brikena Metaj ndodhen në fshatin e 35-vjeçarit që prej mëngjesit të sotëm ku kanë sjellë informacione të vazhdueshme. Ato raportuan për “BalkanWeb” se disa qytetarë grekë kanë lëshuar thirrje ndërsa i janë drejtuar banesës së të ndjerit.
“Konstandin je heroi ynë. Kacifa jeton, ti na drejton”, kanë qenë thirrjet e qytetarëve grekë ndërsa mbërritën në Bularat me flamuj grekë në duar dhe flamurin e patriarkanës.
Familjarët e viktimës nuk kanë lejuar kamerën e News24 të qëndrojë para shtëpisë së tyre. Sipas tyre media shqiptare ka disinformuar publikun.
Varrimi është parashikuar të mbahet në orën 13:00, ndërsa pritet pjesëmarrje e madhe nga Greqia.
(m.k/BalkanWeb)
Në 2 gusht 1949, territori jugor shqiptar në juglindje me bazë rajonin e Korçës, por edhe deri në Konispol të Sarandës në Likojan, u bë objekt sulmi ushtarak prej Greqisë. Sipas dokumenteve të asaj kohe, në sulmin e 2 gushtit 1949, grekët përdorën kundër Shqipërisë ushtrinë me topa, avionë, ushtri tokësore e gjithçka që përdor çdo ushtri që synon të pushtojë një vend tjetër. Ushtria shqiptare, iu kundërpërgjigj sulmit pushtues grek, me luftë të armatosur, në mbrojtje të kufijve e trojeve që u sulmuan. Shqiptar mobilizoi dhe futi në luftën mbrojtëse 10 mijë ushtarë, ndërkohë që po mbante në gatishmëri edhe 30 mijë trupa të tjerë pranë zonës së sulmuar. Siç dihet, Greqia ka pasur historikisht pretendime e synime për rrëmbim territoresh shqiptare, të cilat në 100 vitet e fundit i ka manifestuar edhe me provokacione e diversione ushtarake, duke tentuar të zaptoj forcërisht trojet shqiptare. Grekët kishin 8 muaj që bënin provokacione në kufirin shqiptar. Pasi nuk kishin mundur të shkaktonin acarim të palës shqiptare për nisje konflikti, krejt të dëshpëruar dhe të acaruar, në 2 gusht 1949, ata nisën sulmin ushtarak, duke goditur me mortaja dhe artileri kodrën “1309” mbi fshatin Vidohovë, nga predhat e të cilave u vranë 2 oficerë dhe 6 ushtarë, ku njeri nga oficerët e vrarë ishte kapiten Memo Nexhipi, nga fshati Dukaj i Tepelenës, tashmë “Hero i Popullit”. Por si filloi dhe si u realizua ky sulm? Në mëngjesin e 2 gushtit 1949, në orën 04.30, në zonën e Bozhigradit (Mirasit) filloi përgatitja me artileri e forcave ushtarake greke, të dislokuara përgjatë kufirit me Shqipërinë. Predhat ranë deri 300-400 m në thellësi të territorit shqiptar. Në orën 05.00 filloi sulmi i fanterisë greke me 3 batalione të Br.51F dhe Br.52F të D1F, të mbështetur nga një Regjiment Artilerie dhe një skuadrilje aeroplanësh gjuajtës, të tipit “Spitfiter”, me bazë në aerodromin e qytetit Kastoria. Ata sulmuan kuotat 1309 dhe 1425 që ndodheshin 100 m në thellësi të territorit shqiptar, në sektorin e postës kufitare Vidohovë-Bilisht. Mirëpo nuk kaluan veçse disa orë dhe Forcat Kufitare Shqiptare filluan kundërsulmin dhe i detyruan trupat ushtarake greke të tërhiqen me dështim të plotë.
nese kini per hero kete palaco bravo jush. ju prifte e mbara. shtet kot.
Hahaha..pere cfare hero ishte ky topalli..see covi jeten e tij dem..sa posht gr paska ren mbenkan Hero nje moster killer..hahahh
Shtet plehre dhe fqinj plehra. Te zhytur ne borxhe dhe lypsare te Evropes, por zakonin e vjeter nuk e harrojne. Me vjen keq sepse ishte djale i ri, por ne cdo vend demokratik te botes, dikush qe qellon kunder policise nuk eshte hero, por kriminel.
i moret pensionet per kte aktivitetin ? a ju rrace e ndyre ! Behen shqiptaret – grek per 400 euro