TIRANË

Në prag të ndeshjes së shumëpritur mes Shqipërisë dhe Francës, atmosfera në kryeqytet është ndezur nga brohoritjet e tifozërisë shqiptare. Gazetari i “BalkanWeb”, Fatmir Popja ka siguruar momentin kur tifo grupi  “Tifozat Kuq e Zi” është drejtuar për në tribunën veriore të impiantit sportiv “Air Albania Stadium”.

Siç duket edhe në video, tifozët bëjnë thirrje në mbështetje të Kombëtares së Shqipërisë, e cila pret këtë mbrëmjen në orën 20:45 kampionët botës. Mbrëmja e sotme nuk është thjesht një ndeshje futbolli, por një kapitull i ri për kombëtaren tonë. Ajo tashmë do të këtë strehën e vet moderne ku do të zhvillojë ndeshje të këtij formati.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb