Shqipëria do kërkojë të nisë me këmbën e mbarë Nations League për këtë edicion, në Islandë, në orën 20.45.
Tifozët Kuq e Zi janë grumbulluar prej orësh dhe kanë nisur marshimin drejt stadiumit të Rejkjavikut, të quajtur me emër Laugardalsvöllur. Amtosfera duket e mirë, entuziazte dhe nuk mungojnë këngët e vallet.
Tifozat Kuq e Zi kanë qenë bashkë-udhëtues me Kombëtaren prej vitesh, në transfertat më të largëta.Edhe sonte, ata kanë premtuar mbështetje në jashtëzakonshme në shkallët e stadiumit.
(BalkanWeb)