Frenki De Jong do të luajë ndeshjen e fundit për Ajax Amsterdam, ndërsa duke nisur nga sezoni i ardhshëm e pret një aventurë e re përkrah Lionel Messi te Barcelona. Përpara lamtumirës zyrtare, tifozët e skuadrës holandeze kanë përshëndetur në mënyrë speciale holandezin.

Me qindra prej tyre e kanë pritur futbollistin jashtë stadiumit “Johann Cruijff Arena” për t’i treguar atij të gjithë vlerësimin si një nga protagonistët e sezonit fantastik të Ajax. Atmosfera është ndezur më shumë, kur edhe De Jong i është bashkuara koreve të tifozëve të tij, duke u shndërruar në një “ultras” të Ajax Amsterdam.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb