Futbolli polak vazhdon të prodhojë momente interesante dhe mjaft të ndjekura jo vetëm në stadiume, por edhe në videot e postuara në rrjetet sociale.

Kësaj radhe, diçka e pazakontë vjen nga fusha dhe jo nga tribunat, atje ku polakët njihen për përleshje.

Në sfidën Lechia Gdansk-Pogon Szczecin, futbollisti Adam Fraczczak u bë “hit” i ndeshjes.

Pasi u gjuajt nga tifozët kundërshtarë me çokollatë (“Knoppers”), ai e mori atë nga toka, e hëngri dhe më pas realizoi penalltinë, duke shënuar gol.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: