TURQI

Tifozët e skuadrave turke njihen për spektaklin që dhurojnë teksa përballen skuadrat në ndeshjet vendimtare në kampionat, por edhe në kupën e Turqisë.

Një pamje interesante na vjen së fundi nga një tifoz i Gallatasarait, i cili kishte fshehur në trup plot 21 birra në përpjekje për të hyrë në stadium.

Ideja e tifozit ishte tepër e goditur, por kontrollet e autoriteteve çuan në “sekuestrimin” e birrave duke e lënë esëll në shkallët e stadiumit.

Ky veprim hedh poshtë  sulmet e padrejta që iu bëhen turqve në lidhje me alkoolin, pasi ka edhe lojtarë që janë të apasionuar për birrat dhe shembulli tashmë është publik për të gjithë skeptikët.

Pamjet u shpërndan në rrejtët sociale teksa në një kohë tepër të shkurtër, tifozi i Gallatasarait u bë kryefjala e argëtimit në shumë vende të botës.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: