Një automjet ka shpërthyer në flakë pasditen e sotme pranë Unazës së Madhe, në daljen e Paskuqanit. Fatmirësisht drejtuesi i automjetit nuk ka pësuar lëndime.
Nga pamjet e marra, duket se automjeti është shkrumbuar pothuajse krejtësisht, ndërsa flakët vazhdojnë të jenë aktive.
Zjarrfikësja ka arritur në vendngjarje për të neutralizuar zjarrin.
Ende nuk dihet zyrtarisht shkaku i përfshirjes nga zjarri të automjetit, por paraprakisht dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike.
(BalkanWeb)