Kombëtarja shqiptare e femrave në futboll ka marrë një rezultat pozitiv në ndeshjen eliminatore të Botërorit të zhvilluar sot kundër Bjellorusisë në “Elbasan Arena”.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Armir Grima ka fituar minimalisht 1-0 falë golit të Luçie Gjini në minutën e 87-të të sfidës.

Ky është një tjetër rezultat pozitiv i vajzave kuqezi, pasi në ndeshjen paraardhëse barazuan në transfertë 1-1 kundër Polonisë. Pas kësaj fitore, femrat e Kombëtares braktisin vendin e fundit dhe kalojnë Bjellorusinë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb