Mirlind Daku zhvilloi një sezon fantastik në radhët e Rubin Kazan në Rusi. Sulmuesi kuqezi, pasi u përfshi në formacionin e edicionit në elitën e këtij vendi, tashmë ka marrë një tjetër vlerësim.

Goli i Dakut ndaj CSKA Moscow në derbi është votuar si më i miri i sezonit.26-vjeçari luajti 28 ndeshje, ku realizoi 10 gola dhe dhuroi katër asiste. Sulmuesi për momentin, është i impenjuar me Shqipërinë në Europianin që nis pas pak ditësh.

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb