Dhuna në futbollin shqiptar nuk njeh fushë, aq më tepër kur bëhet fjalë për kategori të ulëta ku vëmendja mediatike është e pakët. Nuk ka asnjë efekt as ligji i ri për sportin ku dhuna në fushën e lojës, shkelja e territorit etj dënohen edhe me burg. Ngjarje të rënda këtë javë vijnë nga Kategoria e Dytë, nga sfida Këlcyra-Maliqi.

Futbollistë miq dhe trajneri Egli Malesia, akuzojnë për dhunë të ushtruar ndaj tyre, madje një lojtarë, Aristidhis Coli ka pësuar një dëmtim në nofull edhe është dërguar menjëherë në spitalin e Këlcyrës. Gazetarja e News24 dhe BalkanWeb, Lorena Kodra ka siguruar video gjatë tensionit në fushën e lojës dhe deklaratën e trajnerit të Maliqit, Egli Maselia i cili akuzon fort:

“Kemi përjetuar tmerr në fushën e Këlcyrës, gjë të cilën nuk e kemi hasur në asnjë fushë tjetër. Jeta e lojtareve ishte ne rrezik. Falënderojmë zotin që dolëm gjallë nga fusha e Këlcyrës, në kushte të tilla dhune fizike, psikologjike vetëm për futbollin nuk behet fjalë me. Me lojtare te gjakosur, me lojtarë në rrezik për jetën më thoni ju a mund të luhet futboll? Sot në ndeshje me Këlcyrën një prej futbollisteve i është rrezikuar jeta. Dikush duhet të mbajë përgjegjësi për këtë”, u shpreh trajneri i Maliqit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb