Një turiste nga Kanadaja ka përjetuar një tmerr në plazhet e ishujve Turks dhe Kaikos në Karaibe, pasi një peshkaqen e sulmoi gjatë një noti në ujëra të cekëta.

Gruaja, e cila ishte duke shijuar një moment relaksi dhe duke u përpjekur të fotografojë peshkaqenin, u sulmua egërsisht nga krijesa e detit.

Dëshmitarët kanë treguar se familja e saj ishte pranë saj e bashkëshorti i saj u përpoq me guxim ta shpëtonte nga sulmi, por peshkaqeni nuk e lëshonte.

Si pasojë, turistja u kafshua nga përbindëshi i detit në të dyja krahët duke i shkaktuar dëmtime të rënda, një situatë që ka tronditur jo vetëm ata, por edhe komunitetin lokal.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: