BRITANI E MADHE

Policia e Londrës në Britaninë e Madhe ka qëlluar për vdekje një person sot, pasi dyshohet se ka marrë pjesë në një sulm të plagosjes së disa personave në kryeqytetin britanik.

Mediat britanike dhe botërore raportojnë se sulmi po hetohet i dyshuar si terrorist. Ngjarja e rëndë ka shokuar qytetarët, ndërsa policia ndërhyri menjëherë duke e vrarë agresorin e dyshuar.

Policia ka bërë thirrje fillimisht ndaj qytetarëve që të ikin sa më larg vendit ku ishte agresori, kurse më vonë e qëlluan atë me armë, duke e lënë të vdekur.

Forcat policore kanë raportuar se pas një sulmi me thikë, disa persona janë lënduar, kurse ka edhe një autor të arrestuar.

https://youtu.be/yabFuKIlvdc

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb