Natë e dhunshme në Romë në prag të ndeshjes së Ligës së Europës mes Lacios dhe Sëlltik Gllasgout. Sipas raportimeve të “Il Tempo”, dy tifozë të Gllasgout janë goditur me thikë në zonën historike të qytetit nga një grup prej 7-8 ultrasish të Lacios, që janë larguar me shpejtësi pas agresionit. Viktimar janë një 52-vjeçar dhe një 35-vjeçar. “The Scottish Sun” raporton për një pusi të ngritur nga një grup rrugeçërish me fytyrë të mbuluar.



Agresorët kanë sulmuar me të dëgjuar theksin anglez të personave, çka ka vënë në dyshim sigurinë para dhe pas ndeshjes së tifozëve, pasi prezenca e mbi 9 mijë skocezëve në “Olimpico”, konsiderohet e rreikshme për shkak dhe të precedentit që u krijua në Gllasgou, me skocezët që shfaqën në një banderolë ish-diktatorin italian, Musolinin, të varur.


(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb