TIRANE
Qytetarët tregojnë me gjeste se mbështetin protestën e studentëve. Në këtë video duket një shofer autobuzi, i cili ka ndaluar mjetin me pasagjerë dhe takon duart më studentët që marshojnë për tek ministria e Arsimit.
Të shumtë kanë qenë studentët që e kanë bërë “toke këtu” me shoferin, i cili ka gjetur mënyrën për të mbështetur protestën studentore.
Ditën e djeshme gjesti i një gruaje u bë virale, pasi ajo shpërndau sanduiçe për studentët, të cilët kishin 6 orë në protestë. “Atë që nuk e bëmë dot ne, bëjeni ju” u tha gruaja.
Të tjerë qytetarë kanë shpërndarë ujë për studentët duke treguar kështu mbështetjen për kauzën e tyre.
(BalkanWeb)