ANGLI- Skuadra e Arsenal ka treguar egon e fortë në ndeshjen e sotme përballë skuadrës së Everton. Djemtë e drejtuar nga Unai Emery, fituan pastër takimi në shifrat 2-0.

Në gjashtë takime, skuadra londienze ka siguruar 12 pikë,  6 më pak se kryesuesit e Liverpool. Golat për “Topçinjtë” u shënuan nga Lacazette dhe Aubameyang, të cilët i dhanë tre pikë me shumë vlerë Arsenalit.

Nga ana tjetër, skuadra e Everton kishte disa rate të mira për të shënuar, por finalizimi dhe portieri i Arsenal i thanë “jo” golit.

Goli i parë:


Goli i dytë:

Gjithsesi,  pavarësisht humbjes apo fitores, të dyja ekipet treguan edhe njëherë klasin e lartë, pasi futbolli anglez është tërësisht “bio” dhe me luftë të ashpër.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb