Në shtëpinë e Ronaldos ka ende festë, shija e fitores kundër Atletico Madrid është ende e freskët. CR7 zhvilloi një mbrëmje të madhe në aspektin personal duke shënuar një “tripletë” golash që në Torino do të mbahet mend gjatë. Ronaldo është një fenomen i futbollit botëror, sigurisht që është mësuar me “tripleta” dhe më këtë ndjesi, por këtë herë festa e tij është ndryshe.

Siç është traditë, futbollisti që shënon tre gola merr me vetë në shtëpi topin e ndeshjes. Sfera që u preh tre herë në portën e Atleticos është në shtëpinë e Ronaldos, fakt të cilin e konfirmon e fejuara e tij Georgina, e cila postoi në llogarinë e sajë në Instagram postoi një video ku duket Ronaldo duke lozur me një nga vogëlushet e tij.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb