Dollia, një traditë shqiptare e tavolinave të festave, e trashëguar brez pas brezi ndër shekuj, duke i rezistuar edhe kohëve të vështira, vjen e përmbledhur në një libër. Pas një punë të gjatë disa vjeçare, rreth 300 intervistave dhe kërkimeve nëpër Shqipëri, Profesor Sherif Bundo sjell traditën e dollisë si një trashëgimi për brezat e rinj, që nuk e njohin, dhe si një testament të të parëve për respektin e mikut.
Professor Et’hem Ruka, që ka bërë paradhënien e këtij libri, shprehet se dollia është një kod i pa shkruar i mikpritjes shqiptare, dhe si i tillë duhet shkruar dhe ruajtur. Ish-deputeti dhe shkrimtari Namik Dokle, e cilëson këtë libër si një vlerë të rëndësishme të trashëgimisë sonë, që duhej mbledhur në një manual, që të mos humbiste.
Professor Sherif Bundo, shprehet se dollia shqiptare i plotëson të gjitha kriteret për të qenë pjesë e trashëgimisë shpirtërore të UNESCO-s. Professor Bundo thotë se një grup pune ka nisur procedurat për ta propozuar këtë traditë shqiptare fillimisht si vlerë të trashëgimisë kombëtare shqiptare, e më pas për ta çuar në UNESCO.