Në dukje një turist i padyshimtë nga veshja e zakonshme, por në fakt një narkotrafikant. Por ecja e tij tepër e shkujdesur ka ndezur flakët e verdha të dyshimit në aeroportin e Fiumicinos dhe në bashkëpunim me zyrën e Doganës Roma 2, është kontrolluar dhe më pas arrestuar. Burri, një shtetas brazilian, ka rezultuar se posedonte 7 kg kokainë.

I DYSHUARI
Ai kishte ardhur në Romë me një avion nga San Paolo, Brazil. Në pamjen e parë dukej një turistë i thjeshtë, gati për të jetuar ditët e pushimit në kryeqytetin e Italisë. I veshur thjesht dhe me atlete gjimnastike të një marke të njohur sportive.

Një mënyrë për të shmangur sytë vëzhgues, por aq e madhe sa vuri në dyshim oficerët që ndodheshin në aeroport.
Njerëzit e Guardia di Finanza të grupit të Fiumicinos në bashkëpunim me zyrën e Doganës Roma 2, kanë ndaluar turistin dhe i kanë kërkuar të hapte bagazhet.

ZBULIMI
Në brendësi të valixhes, përveç veshjeve të nevojshme për pushimet, oficerët kanë gjetur edhe një numër të konsiderueshëm atletesh sportive.

Kjo gjë nuk i ka lënë indiferentë njerëzit e flakëve të verdha që kanë vendosur të thellojnë kontrollin. Nga ku më pas u bë edhe zbulimi. Atletet kishin një shuall të dyfishtë që përmbante lëng. Një substancë që në pamjen e parë të jepte idenë e xhelit që përdoret për t’i bërë më të rehatshme atletet, por në fakt pas testeve narkotike, lëngu doli që ishte kokainë e lëngshme.

ARRESTIMI
Oficerët kanë sekuestruar 7 kg kokainë të lëngshme. Nëse kjo sasi droge do të hidhej në treg do t’u sillte organizatave kriminale, rreth 2 milion euro, nga prodhimi i 100 mijë dozave kokainë.
Me urdhër të Prokurorisë së Civitavecchia, braziliani u arrestuar me akuzën për trafik ndërkombëtar droge dhe u transferuar në burgun e Civitavecchiasc.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb