KUKËS

Gjashtë persona janë arrestuar në Kukës për kalim të emigrantëve të paligjshëm ng Shqipëria drejt Kosovës me qëllim vendet e BE.

Të arrestuarit janë nga Tirana, Kukësi, Shkodra e Prishtina kurse një prej tyre është proceduar në gjendje të lirë.

Nga ana tjetër janë sekuestruar 7 automjetet të cilat përdornin autorët për të transportuar klandestinët ndërkohë që një prej tyre ka qenë i shpallur në kërkim nga Policia Korçë për të njëjtën vepër penale.


NJOFTIMI NGA POLICIA

Kukës

Vijon operacioni policor i koduar “Morina”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Goditen 7 raste të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Vihen në pranga 6 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër.

Njëri nga të arrestuarit që u kap duke transportuar emigrantë, me një mjet që e drejtonte pa leje drejtimi, rezultoi person në kërkim nga DVP Korçë.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Morina”, në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave të hartuar nga DVP Kukës, për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit të paligjshëm të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, specialistët për Hetimin e Krimeve në DVP Kukës goditën 7 raste të tjera të kësaj veprimtarie kriminale. Si rezultat u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-B. M., 32 vjeç (i dënuar më parë), J. V., 35 vjeç dhe A. S., 29 vjeç, të tre banues në Tiranë;

-M. O., 28 vjeç, banues në Kukës;

-A. S., 26 vjeç, banues në Shkodër;

-F. F., 52 vjeç, banues në Prishtinë.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi F. M., 54 vjeç, banues në Tiranë.

Këta shtetas janë arrestuar në flagrancë, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë, duke transportuar me automjete të ndryshme, emigrantë të paligjshëm, që të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin në drejtim të Kosovës, kundrejt fitimit.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi i arrestuar B. M., i cili ka qenë i dënuar më parë për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, ishte person i shpallur në kërkim nga DVP Korçë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Në momentin e ndalimi u konstatua se ky shtetas drejtonte automjetin pa leje drejtimi.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 7 automjetet.

Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb