Një autobus doli nga rruga dhe u zhyt në një grykë të thellë në veri të Indisë të hënën, duke vrarë të paktën 24 persona dhe duke plagosur disa të tjerë, thanë zyrtarët. Aksidenti ka ndodhur në rrethin Almora në shtetin malor të Uttarakhand. Autobusi po transportonte 42 persona dhe 24 trupa janë gjetur pa shenja jete, tha Vineet Pal, një zyrtar i qeverisë së shtetit.

Ekipet e punëtorëve të shpëtimit dhe ndihmës shkuan në vendngjarje dhe autoritetet thanë se numri i të vdekurve mund të rritet, ndërsa ata punojnë për të shpëtuar pasagjerët që mund të jenë ende të bllokuar brenda në mjet.

Shefi i shtetit, Pushkar Singh Dhami, tha se ekipet po punojnë për evakuimin e shpejtë të pasagjerëve të plagosur në qendrën shëndetësore më të afërt për trajtim dhe se autoritetet janë udhëzuar të transportojnë ata që janë lënduar rëndë.

Një hetim paraprak sugjeroi se autobusi, i cili thuhet se ishte në një gjendje të rrënuar, rrëshqiti përpara se të rrëzohej në një grykë 60 metra të thellë. Një numër pasagjerësh arritën të shpëtonin ose u hodhën jashtë dritares nga përplasja dhe më pas njoftuan autoritetet për aksidentin.

India ka disa nga normat më të larta të vdekjeve rrugore në botë, me qindra mijëra njerëz të vrarë dhe të plagosur çdo vit. Shumica e aksidenteve ndodhin për drejtimin e pakujdesshëm, rrugët e mirëmbajtura keq dhe automjetet e vjetëruara.

Në korrik, të paktën 18 persona humbën jetën pasi një autobus dykatësh pasagjerësh u përplas me një kamion qumështi në shtetin Uttar Pradesh. Në maj, një autobus që transportonte pelegrinët hindu rrëshqiti dhe u rrotullua në një grykë të thellë në një autostradë malore në Kashmirin e kontrolluar nga India, duke vrarë të paktën 21 njerëz.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: