Dështuan të fitojnë Champions League por ky sezon i Man.City do të kujtohet gjatë. Ekipi i Pep Guardiolës vendos një rekord absolut në futbollin britanik duke u shndërruar në ekipin e parë që fiton të tre trofetë sezonal, Premier League, Kupën e Ligës dhe Kupën e Federatës, “tripletë” trofesh që i fut “qytetarët” në librin e rekordeve në ishull.

Pep Guardiola gjithashtu vendos një rekord të ri për Man.City, për herë të parë City fiton dy herë radhazi titullin në Premier League. Futbollistët, stafi drejtues dhe Pep Guardiola zhvilluan pasditen e së hënës edhe paradën zyrtare ku pasi shpalosën të tre trofetë, përshëndetën tifozët e shumë të pranishëm nga autobusi i hapur.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb