TIRANE

Dalin detaje të reja pak minuta pasi një makInë e parkuar në lagjen “Belul Hatibi”  në kryeqytet u dëmtua në pjesën e pasme nga shpërthimi i një sasie tritoli.

Gazetarja Dorjana Bezat bën me dije për “BalkanWeb” se shtetasi D.H. pronari i mjetit është një mjek kirurg në QSUT. Referuar burimeve policore, dyshohet se tritoli në mjetin e mjekut është vendosur për shkak të profesionit të tij.

Blutë e Tiranës po hetojnë për ndonjë konflikt të mundshëm ku mund të jetë përfshirë, ndërsa po mblidhen kamerat e sigurisë në zonën ku ndodhi ngjarja.

Më herët policia sqaroi se në makinë ishte vendosur një sasi të vogëltritoli, nga shpërthimi i të cilës janë shkaktuar dëme të vogla materiale në pjesën e pasme të mjetit.

NJOFTIMI I POLICISE

Informacion paraprak

Rreth orës 20:40, në rrugën “Belul Hatibi” në një mjet të parkuar, në pronësi të shtetasit D.H., është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë e dyshuar plasëse, duke shkaktuar dëme të vogla materiale në pjesën e pasme të mjetit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb