Roger Federer e ka bërë të pamundurën të mundur duke triumfuar në grand slemin e 20-të në karrierë. Tenisti zviceran si kurrë më parë shpërtheu në lot gjatë ceremonisë finale duke emocionuar të gjithë të pranishmit të cilët e duartrokitën gjatë për disa minuta.

“Ky triumf është mbyllja e përkryer e një përralle, një ëndërr që realizohet. Nuk e prisja këtë triumf këtë vit, pasi një sezoni 2017 të shkëlqyer. Jam shumë i emocionuar, nuk gjej fjalë të përshkruar këtë moment”, u shpreh Federer. “Unë vazhdoj të argëtohem dhe të luaj për fansat. Këtu në Australi kalova një muaj fantastik dhe ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen”, u shpreh i emocionuar dhe me lot në sy Federer, ndërkohë që duartrokitjet nuk ndalnin.

Federer mundi në finale 3-2 me sete tenistin Marin Cilic.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb