Shteti Islamik ka publikuar një video të re, ku protagonist është 4-vjeçari i njohur si “Xhihadisti Junior”, i cili aktivizon bombën që ISIS kishte vendosur në një makinë me 3 të burgosur. 4-vjeçari shfaqet me një shirit me logon e ISIS në kokë, teksa mban në dorë komandën e bombës.
Kjo nuk është hera e parë që ISIS përdor fëmijë, për të kryer ekzekutimet e spiunëve. Më herët, “Xhihadisti Junior”, ishte shfaqur në një video të ISIS, ku priste kokat e të burgosurve.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: