Manchester City nuk arrin të ruajë ritmin e kryesuesëve të Liverpool, duke marrë një tjetër goditje të rëndë në garën për titullin kampion. Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola regjistroi humbjen e dytë sezonale, teksa u dorëzua 2-0 në shtëpinë e saj përballë Wolves.

Miqtë siguruan triumfin me dy gola të vonë. Traore ndryshoi rezultatin në minutën e 80-të, ndërsa po vetë ai në minutën e katërt shtesë vulosi fatin e sfidës. Me këtë humbje, Manchester City thellon në tetë pikë diferencën me rivalët direktë të Liverpool që blindon vendin e parë.

Nuk zhgënjyen në sfidat e së dielës në Premier League, Arsenali dhe Chelsea. “Topçinjtë” u mjaftuan me golin e shpejtë të David Luiz për të mundur 1-0 Bournemouth.

Ndërkohë, Blutë e Londrës shkatërruan në transfertë 1-4 Southampton. Gjithçka e lehtë për skuadrën e drejtuar nga Frank Lampard, që vrau garën që në pjesën e parë, ndërsa me tri pikët e marra nga kjo sfidë ngjitet në vendin e pestë të klasifikimit me 14 pikë.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb