Roskoveci ka qenë ndalesa e tretë e kryeministrit Edi Rama në qarkun e Fierit sot. Por edhe në Roskovec përfaqësues të Partisë Demokratike, me pankarta në duar e vuvuzela kanë të tentuar të pengojnë turin elektoral të liderit të Partisë Socialiste.
Si në Patos, eskorta e Kryeministrit Rama ka zgjedhur të kalojë në një tjetër rrugë, duke evituar aksin kryesor. Protestuesit kanë qëndruar për pak kohë në vendin ku ishin grumbulluar e më pas janë shpërndarë në mënyrë paqësore, ndërsa në sheshin përballë tyre vijonte normalisht takimi.
Gjatë pasdites së të premtes kryeministri Rama zhvilloi turin e takimeve prezantuese të kandidatëve për bashkitë e Patosit, Mallakastrës dhe Roskovecit dhe në të treja takimet u prit me protesta nga përfaqësues të Partisë Demokratike, protesta ku u vu re prania e madhe e uniformave blu.
(BalkanWeb)