BalkanWeb sjell pamje të reja nga zjarri që ka përfshirë fabrikën e plastikës në ish-kombinatin Metalurgjik të Elbasanit.
Flakët janë të fuqishme dhe përhapen me shpejtësi, të ndihmuar edhe nga era. Një tym i madh ka mbyluar të gjithë zonën e përreth, ku ka edhe mjaft banesa.
Ndotja nga zjarri që po shkrumbon produktet plastike të fabrikës duket shqetësuese. Lëndët plastike që ndodhen në magazinë dhe po digjen përmbajnë ndotës kimikë të cilët po emetohen nga djegia dhe përbëjnë rrezik për shëndetin e banorëve.
Shkak për zjarrin dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike, njoftoi policia. Në vendin e ngjarjes ndodhen disa automjete zjarrfikëse të cilat po luftojnë me flakët.
Nga zjarri nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëme të konsiderueshme materiale.
(BalkanWeb)