Ndodh që një futbollist ta tradhëtojnë nervat gjatë një ndeshje. Por ajo që ndodhi në Argjentinë nuk ka precedentë në fushat e lojës. Martin Costa, futbollisti i skuadrës së Berabevut humbi krejtësisht kontrollin në sfidën e vlefshme për Kupën e Argjentinës. Mbrojtësi goditi me grushte dy prej rivalëve të tij kur loja ishte e ndaluar.

Arbitri i tregoi kartonin e kuq, por ndëshkimi vetëm sa ndezi më shumë inatin e lojtarit që më pas u kthye në një “Mike Tyson” të vërtetë. Martin Costa godiste me të majtën dhe të djathtën çdo kundërshtar që i afrohej. Për shumë minuta, arbitrat dhe shokët e skuadrës e kishin të vështirë ta qetësonin dhe ta nxirrnin atë nga fusha.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb