Ramazan Mataj, 33 vjeç, u ekzekutua mbrëmë me breshëri kallashnikovi në fshatin Dranoç të Postribës. Trupi i tij u gjet vetëm mëngjesin e kësaj të diele nga banorët e zonës. Ai u ekzekutua me breshëri plumbash brenda në automjetin e tij Mercedes Benz.

Në momentin e ngjarjes, viktima po i drejtohej banesës së tij. Ka qenë ora 22.00 kur i riu ka biseduar për herë të fundit me babanë e tij duke mos u shprehur ndonjë shqetësim.

Më pas ai është drejtuar për banesën e tij në fshatin Dranoç, por teksa automjeti është futur në rrugën kryesore të fshatit, është qëlluar me automatik.

Trupi i pajetë i Ramazan Matës është nxjerrë nga makina dhe është dërguar në morgun e spitalit të Shkodrës.

Viktima Mataj ka shumë plumba në pjesën e sipërme të trupit dhe është qëlluar me kallashnikov. Policia e Shkodrës nuk e njeh si njeri problematik brenda vendit, as atë dhe as familjarët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: