Kampi juventin ka qenë i ndarë për rikthimin e Bonucci-t pas largimit që ky i fundit bëri verën e kaluar te Milani.

Në ndeshjet miqësore, por edhe në takimin e parë në “Seria A” kundër Cheivo-s, mbrojtësi kishte disa që e duartrokisnin dhe të tjerë që e vërshëllenin.

Gjithsesi në fundjavë duket se ka ndodhur paqja totale. Në përfundim të ndeshjes kundër Lazio-s, 31-vjeçari i ka përshëndetur më shumë se të gjithë tifozët. Në një moment në videon e mëposhtme shfaqet edhe teksa i kërkon falje ultrasve.

Këta të fundit, me duartrokitje i japin sinjalin futbollistit se tani është plotësisht pjesë e tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb