Gazetari Spartak Koka, i ftuar në emisionin “Kjo javë” në “News 24” dha detaje në lidhje me ngjarjen që tronditi dje opinionin publik, ku mbeti i plagosur prokurori i Durrësit Arian Ndoja.


Koka tha se ndër të plagosurit është edhe Pëllumb Muharremi, që ka mbajtur emrin e rremë Aleksandër Laho. Ai u shpreh se pikërisht Pëllumb Muharremi paraqitet në një intervistë të dhënë para 5 vitesh për “Neës 24”, ku ai kërkon që të zgjidhet çështja e pronave në Durrës, duke pretenduar se familja e tij është pronari ligjshëm i tokave.


Në gjendje më të rëndë është shoferi privat i prokurorit Andi Maoluku, që ka dy plumba në dy pjesë delikate të trupit e po mbahet nën trajtim. Ai u përcoll drejt Traumës. Pista e hetimit është ajo për shkak të detyrës, për shkak se kemi të plagosur një prokuror. Akuza është “vrasja e funksionarëve publikë të mbetur në tentativë”, derisa të gjendet që ka qenë prokurori në shënjestër apo jo. Krimet e Rënda janë duke hetuar ngjarjen.


Hetimet janë fokusuar dhe në pista të tjera si mosmarrëveshja për shkak të pronësisë dhe hakmarrja. Këto janë tre pistat kryesore ku është fokusuar hetimi. Një prej personave të vënë në shënjestër është Aleksandër Laho, banues në Sukth. Zyrtarisht njihet me emrin Aleksandër Laho. Ka lindur më 8.3.1973 në Shijak por është banues në Sukth. Ai ka mbajtur dhe tre identitete të tjera. Emrin e parë e ka Pëllumb Muharremi. Ka përdorur identitetin e dytë, Pëllumb Ymeri, ka përdorur deri në vitet 2011 identitetin Aleksandër Laho dhe më pas ka ndryshuar identitetin duke mbajtur këtë që ka zyrtarisht. Ka mbajtur identitetet Pëllumb Muharremi, Pëllumb Ymeri, Aleksandër Dako dhe Aleksandër Laho. Njihet për lidhjet e tij miqësore me prokurorin Arjan Ndoj. Ka influencë në qytetin e Durrësit. Landi Muharremi është djali i xhaxhait të Pëllumb Muharremit.

Ai rezulton pa precedentë penalë në Shqipëri. Ka pasur proces penal në Itali kundër tij, por sa më është thënë kjo çështje është mbyllur. Një vëlla i tij është drejtor i postës. Tjetër vëlla i tij dyshohet se është një nga autorët e dhunimit të avokatit Ilia Ilia. Landi Muharremi në fakt është vëllai i xhaxhit të Pëllumb Muharremit. Pëllumb Muharremi jep një intervistë para 5 viteve, ku shprehet se shteti po e diskriminon për çështjen e pronave. Duhet parë se me cilën palë është në kundërshti Pëllumb Muharremi për çështjen e pronave. Një prej personave që u mor në pyetje ishte Julian Meçe, si dhe u mor në pyetje edhe një shok i Meçes, por edhe persona të tjerë që mund të kenë dijeni për atentatin.”, deklaroi Koka.

Gazetari Spartak Koka u shpreh se ka gjasa që në këtë rast të kemi të bëjmë me vrasës me pagesë, por joprofesionistë, pasi ata arritën vetëm të plagosin të tre personat e vënë në shënjestër.

Koka nënvizoi se në Durrës ka kohë që zhvillohet “luftë” për pronat, ndërsa shtoi se edhe pronarët e vërtetë të tokave shpesh janë të detyruar të miqësohen me njerëz me pushtet, pasi vetëm kështu mund të ruajnë pronat e tyre. Sipas Kokës, kjo mund të jetë arsyeja se përse Pëllumb Muharremi kishte miqësi me prokurorin Ndoja.

“Provat që janë gjetur në makinë, që ishte jo i djegur, krijojnë mundësi të gjejnë autorët, që dyshohet se janë vrasës me pagesë.  Sa i përket Arian Ndojit, është një figurë kontraverse, por sa kohë është në detyrë duhet t’i lejohet që të ushtrojë funksionin. Kryeministri e zv. kryeministri duhet që të nxjerrin para drejtësisë Ndojin nëse ka shkelur ligjin për pronat në Durrës e jo ta lincojnë publikisht.

Qytetarët në Durrës detyrohen që të bashkohen me të fortët, që të marrin tokat e tyre. Ka pasur shumë viktima vetëm për pronat në Durrës. Duhet parë se kush janë grupet të rivalizojnë për tokat në Gjirin e Lalëzit. Ju keni parë sesi o godit Prokuroria e Durrësit, për të vjedhur dokumente, që të shpëtojnë zyrtarë. Para pak kohësh, u arrestuan jo pak, por 18 vetë, që janë ish-funksionarë të zonës, që dyshohen në tjetërsim toke”, tha gazetari Koka.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb