BalkanWeb ka siguruar pamje ekskluzive nga azili i cili u përfshi nga flakët e zjarrit në mesnatë. 4 të moshuar mbetën të lënduar si pasojë e flakëve teksa policia vijon hetimet në lidhje me shkakun. Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një batanije elektrike. Por grupi hetimor i ngritur në lidhje me zbardhjen e ngjarjes vijon verifikimet dhe hetimet.

Policia dhe ambulanca mbërritën në vendin e ngjarjes pak momente pas njoftimit, teksa në video duket që brenda ambienteve të azilit është krijuar kaos dhe energjia është shkëputur si pasojë e flakëve.

Sipas edhe një njoftimi zyrtar mëngjesin e së shtunës nga komisariati numër 1, katër të moshuarit të cilët mbetën të lënduar janë jashtë rrezikut për jetën edhe disa të tjerë të cilët kanë pasur probleme nga tymi, kanë marrë mjekimin dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb