Drejtori i ARRSH, Gentian Gjyli u pyet në SPAK për rreth 2 orë me radhë, lidhur me një hetim që ky institucion po kryen për abuzime me tenderat. Teksa dilte nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, Gjyli refuzoi të flasë për mediat duke zgjedhur heshtjen. Gazetarët e pyetën nëse çështja për të cilën ishte thirrur nga prokurorët kishte të bënte me ndërtimin e tunelit të Llogarasë dhe procedurën e ndjekur, por kreu i ARRSH shmangu komentet.

Burime të besuara thanë së behet fjalë për tendera të kryer gjatë kohës që institucionin e drejtonte Evis Berberi në një kohë që Gjyli ishte numri dy i institucionit.

Teksa la ambjentet e SPAK, Gjyli nuk pranoi të jeptë detaje për mediat, por hetuesit pritet të thërrasin dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Ministrisë së Infrastrukturës të drejtuar nga Belinda Balluku, njëkohësisht edhe zv/kryeministre.

 

Gentian Gjyli u emëruar drejtor i ARRSH më 28 mars 2024, një javë pas arrestimit nga SPAK të ish-drejtorit, Evis Berberi. Ky i fundit u arrestua në 2024 me urdhër të SPAK, pasi dyshohet për korrupsion e pastrim parash.

Nga hetimet rezultoi se gjatë kohës që Berberi ishte në të Agjencisë për Efiçencën e Energjisë, por dhe së fundmi në krye të ARRSH-së kishte firmosur gjashtë tendera për një kompani që zotërohej në mënyrë indirekte prej tij. Totali i tenderave kap një vlerë prej rreth 2.2 milionë euro. Përveç Berberit, në pranga janë vënë edhe Valter Begaj dhe Ervis Lami, administratorë të kompanisë DAAM, që dyshohet se kanë përfituar tenderat në mënyrë abuzivë.

Gjyli më herët ka mbajtur postin e shefit të sektorit të projekteve dhe atë të zv/Drejtorit të Përgjithshëm të ARRSH, derisa u emërua në krye të institucionit pas prangosjes së paraardhësit të tij.

Edhe drejtori aktual i ARRSH, Gentian Gjyli ka qenë në qendër të raportimeve mediatike lidhur me procedura tenderuese të dyshimta të lidhura nga Autoriteti Rrugor Shqiptar që ai drejton.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb