Ish-drejtori i Burgjeve, Artur Zoto ka lënë qelinë e burgut në Vaqarr pasi Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda e shpalli sot të pafajshëm në lidhje me akuzën për korrupsion dhe abuzim me tenderët e ushqimeve në burgje.

Pasditen e sotme rreth orës 17:16 Zoto ka lënë qelinë e burgut në Vaqarr për t’u kthyer në banesë. Ai nuk ka preferuar të japë asnjë deklaratë për mediat.

Zoto ishte dënuar me 5 vjet burg dhe 5 vjet heqje të së drejtës për funksione publike nga Gjykata e Shkallës së Parë. Avokati i Artur Zotos, Ardian Leka tha se vendimi i Apelit ishte i pritshëm, pasi klienti i tij është  pafajshëm.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb