KOSOVE- Një episod i paprecedentë është regjistruar në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ në Trudë të Kosovës, ku një automjet është parë duke udhëtuar në kah të kundërt të rrugës.

Siç shihet në këtë video të dërguar nga një drejtues mjeti, makina është në shpejtësi të lartë dhe se po ecën në korsi të kundërt të autostradës, raporton indeksonline. Ndërkohë, policia e Kosovës ka bërë thirrje që drejtuesit e mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit.

“Apelojmë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që të rritet vigjilenca, të shtohet kujdesi në respektimin e rregullave që dalin nga ligjet e trafikut, të kenë pajisje dimërore për një siguri më të madhe gjatë qarkullimit në këto rrethana, me qëllim të shmangies së aksidenteve rrugore, e në veçanti të atyre me pasoja fatale” thuhet në apelin e Policisë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: