Dënimi i Skënderbeut duhet të ishte një shembull, një kambanë alarmi për çdo ekip jo vetëm në Shqipëri që përpiqet të trukoj një ndeshje futbolli. Sistemi i tyre i monitorimit të basteve(BFDS) nuk është thjeshtë një projekt pilot por një sistem i mirëfilltë i cili merret si bazë për të nisur një proces gjyqësor dhe më pas për të dënuar një klub të përshirë.

Cas
Cas

Kjo ndodhi pikërisht me Skënderbeun ku UEFA dhe pse nuk kishte prova konkrete dënoi klubin korçar me dhjetë vite pezullim nga kompeticionet europiane, dënim që u la në fuqi nga CAS. Duke iu referuar këtij sistemi(BFDS), UEFA ka dërguar në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit një raport kofidencial, shkruan Panorama Sport, ku njofton FSHF se ka prova të qarta se rezultati i sfidës Kukësi-Kastrioti, ndeshje e vlefshme për javën e fundit të Superligës, është luajtur në kompani bastes për qëllime përfitimi:

Uefa
Uefa

“Ekzistojnë prova të qarta dhe mbizotëruese të basteve se drejtimi dhe rezultati i kësaj ndeshjeje ishte përfundimisht i ndikuar me synimin për të fituar baste të korruptuara. Provat e basteve treguan se bastexhinjtë kishin njohuri paraprake për dështimin e Kastriotit për të fituar ndeshjen”, lexohet në raportin e UEFA-s të bërë publik nga Panorama Sport.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb