Rrallë herë ndodh që një lojtar ta meritojë këtë çmim duke i parakaluar rivalët kaq ndjeshëm, por e gjithë kjo falë paraqitjes së jashtëzakonshme që ai realizoi në atë fitore historike kundër Totenhemit. “The player of the ëeek” në Ligën e Kampioneve është Serzh Gnabri, autori i katër golave në përballjen e fituar nga Bajern Mynih 7-2 në Londër.

Golin më të bukur të javës e meritoi gjuajtja fluturimthi e Luis Suarezit, që ku shënoi barazimin e përkohshëm ndaj Interit në ndeshjen e fituar më pas nga Barcelona me rezultatin 2-1. Në vendin e dytë dhe të tretë janë golat e Zijeç dhe Kimish.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb